5 kompani të përzgjedhura për fazën finale kanë prezantuar propozimet teknike për projektin e transformimit të Porto Romanos në Durrës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pjesëmarrja e lartë në garën e hapur 3 muaj më parë janë një dëshmi se projektet e qeverisë po tërheqin gjithnjë e më shumë interesin e kompanive të njohura ndërkombëtare.