Top Channel/ Trajtimi i shëndetit mendor, të sëmurët nuk kurohen të gjithë
25/04/2022 12:31

Problematikë që po vihet re gjithnjë e më shumë në shoqërinë tonë është mungesa e kapaciteteve në spitalet psikiatrike por dhe më kryesorja mungesa e burimeve njerëzore për të trajtuar e ndihmuar personat me probleme të shëndetit mendor. Arjana Muça, psikologe: Ne kemi pare policinë që i merr nga rruga dhe i përcjell ne spitalin psikiatrik, por mbajtja e tyre nuk është per një kohe jo te gjate, ata përcillen ne banesat e tyre dhe kjo tregon me se miri se ku çalon problem sa i takon personave që vuajnë nga shëndeti mendor. Burimet njerëzore pikë që lë shume për të dëshiruar ne institucionet tona, psikiatrit i kemi ne numër më të ulët.