Në Kosovë, një vend larg tokës së saj, Anastasiia Minchukova po mëson dicka të cilën kurrë nuk e kishte cuar nëpër mend. Me një mbrojtëse fytyre, e armatosur me një detektor minash e duke lëvizur me kujdes në një fushë të mbushur me shenja paralajmëruese, mësuesja e anglishtes është një prej grave ukrainase që po trajnohen sesi të zbulojnë minat e fshehura, në mënyrë që këtë eksperiencë ta përdorin më pas kur të kthehen në atdhe pas përfundimit të luftës.