Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona kanë humbur jetën, pasi dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një lokali bar-kafe. Sipas informacionit paraprak, shtetasi Sokol Preka, 40 vjeç, i cili punonte si roje në lokalin në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe David Deda, 46 vjeç, me profesion elektricist, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë, 40-vjeçari Sokol Preka dhe 46-vjeçari David Deda kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital.