Top Channel/ Tragjike në liqenin e Banjës! Humb jetën babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre!
21/07/2023 21:50

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në liqenin e Banjës në Gramsh, ku për pasojë dyshohet se kanë humbur jetën katër persona. Burime për Top Channel, bëjnë me dije se viktimat janë nga fshati Cingar i Gramshit. Babai Gazmend Zogu 46 vjeç me dy djemtë e tij E. Z 14 dhe R. Z. 19 vjeç, si dhe kushëriri i tyre 20 M. Z. vjeç, të cilët sipas deklarimeve të familjarëve, janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Sipas policisë së Gramshit ata kanë marrë një telefonatë rreth orës 19:00, ku i është thënë se 4 persona dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në fshatin Drizë të Gramshit, tek shkolla e vjetër Shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, ku rezulton se kanë humbur jetën babai me dy djemtë e tij dhe kushëriri i tyre. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit. Sipas policisë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po ashtu dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme pas kontaktit me ujin. Njëra ngjarje ndodhi në plazhin e Durrësit ku një 68-vjeçar në Porto Romano rreth orës 19:20 sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore, ku ka gjetur vdekjen. Ngjarja tjetër ndodhi në plazhin e Tales ku humbi jetën një 52-vjeçar. Po ashtu dyshohet se pushuesi humbi jetën nga i njëjti shkak.

Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15
Top Channel/ Protesta e studentëve, protestuesit nisen drejt Kryeministrisë, marshojnë nga…
11/11 17:08
Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42