Top Channel/ Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar
15/10/2025 19:59

Një vrasje tragjike ndodhi mbrëmë në Milano, Itali, ku Pamela Genini, një modele 29-vjeçare, u godit me thikë për vdekje nga ish-partneri i saj, biznesmeni 52-vjeçar Gianluca Soncin. Sipas hetimeve, 52-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e Pamelës për ta bindur atë të rifillonte marrëdhënien. Kur ajo kuptoi se ai kishte qëllime të dhunshme dhe se jeta e saj mund të ishte në rrezik, ajo telefonoi një ish-partner të mëparshëm për ndihmë. Ky i fundit, menjëherë kontaktoi policinë. “E dija që ajo donte ta linte. Ajo kishte vendosur ta hiqte qafe,” tha ai më vonë gjatë hetimeve. Kur policia kishte arritur në derën e shtëpisë, Pamela kishte thënë “erdhën” teksa po hapte derën. Megjithatë, para se të hapte derën, Gianluca e tërhoqi zvarrë në ballkon dhe e vrau me dhjetëra plagë thike. Pas disa sekondash, kur policia arriti të hapte derën dhe hyri në apartament, gjeti trupin e pajetë të Pamelës dhe Soncin të plagosur në qafë, ndërsa ai po përpiqej të kryente vetëvrasje. Ai u dërgua menjëherë në spital, dhe pasi i shpëtoi rrezikut të menjëhershëm për jetën, u mor në pyetje dhe u akuzua për femicid. Fqinjët, që kishin qenë dëshmitarë të ngjarjeve të mëparshme, raportuan se autori kishte shkaktuar probleme të mëparshme me viktimën, duke e kërcënuar dhe duke tentuar të hynte në apartamentin e saj. Kush ishte Pamela Genini Pamela kishte lindur, në një fshat në provincën e Bergamos, nga një nënë ruse dhe një baba italian. Ajo udhëtoi nëpër botë për të ndjekur karrierën e saj si modele, duke punuar në qytete si Monte Carlo, Milano dhe Dubai. Ajo ishte gjithashtu e njohur për pjesëmarrjen e saj në shfaqjen (“Ishulli i Adamit dhe Evës”) kur ishte vetëm 19 vjeç dhe pas kësaj vazhdoi të punonte si modele, dhe hapi një dyqan elektronik së bashku me mikeshën e saj. Pamela përshkruhej gjithmonë si një vajzë e lumtur dhe me humor të shkëlqyer, shpesh fqinjët e saj e shihnin duke shëtitur qenin e saj, të cilin e donte shumë dhe nuk e linte kurrë pas dore. Për lidhjen e saj me Gianluca Soncin, dihej se ata kishin qenë bashkë për rreth një vit. Verën e kaluar, ata kishin udhëtuar për pushime në ishullin e Elbës, ku pas një grindjeje të dhunshme, Pamela kishte vendosur të largohej, duke u ndarë nga ai, pasi ai e kërcënoi se do të vriste qenin e saj. Një ngjarje e ngjashme kishte ndodhur edhe gjashtë muaj më parë, kur fqinjët dëshmuan për një tjetër grindje të dhunshme mes çiftit. Megjithatë, deri në momentin e tragjedisë, nuk ishin ngritur akuza zyrtare ndaj Gianlucës për dhunë ose kërcënime. Ky akt i tmerrshëm i femicidit ka tronditur qytetin e Milanos dhe ka nxitur shqetësim dhe indinjatë për dhunën ndaj grave.

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB