Hetuesit besojnë se fishekzjarrët e montuar në shishe shampanje dhe të mbajtur shumë afër tavanit shkaktuan tragjedinë në resortin e skive, të mbushur me njerëz, në Krans-Montana të Zvicrës, duke lënë mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur. Zjarri shpërtheu dhe u përhap me shpejtësi në resortin e skive, që ishte i mbushur kryesisht me të rinj të moshave 15-26 vjeç, që festonin vitin e ri, ku mendohet se kishte edhe të mitur 13-vjeçarë. Dhjetëra të rinj me lëndime serioze nga zjarri janë dërguar në njësi të specializuara djegieje në të gjithë Evropën.