Top Channel/ Tragjedia në Santo Domingo! Thellohet bilanci, shkon në 218 numri i viktimave
10/04/2025 22:50

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së një klubi në Santo Domingo është rritur në 218, sipas të dhënave të fundit të autoriteteve, ndërsa shpëtimtarët kanë humbur çdo shpresë për të gjetur të mbijetuar në rrënoja. Ekipet e shpëtimit aktualisht janë duke u fokusuar kryesisht në gjetjen e trupave. Që prej ditës së martë askush nuk është gjetur i gjallë nën rrënoja. “Fatkeqësisht janë 218 të vdekur, bazuar në të dhënat paraprake”, tha drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendes. Dhjetëra njerëz janë grumbulluar rreth klubit, në spitale dhe morg, në pritje të informacioneve për të afërmit dhe miqtë e tyre të zhdukur. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merenguesit Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai ishte në mesin e të vrarëve në incident, tha menaxheri i tij. Jet Set ishte një klub nate popullor në Santo Domingo, i cili organizonte rregullisht koncerte me muzikë kërcimi. Të pranishëm natën e tragjedisë ishin politikanë, sportistë dhe figura të tjera të shquara. Në rrjetet sociale qarkulloi edhe një regjistrim audio kur një burrë që qëndronte pranë skenës dhe dëgjohej duke thënë se “diçka ra nga tavani”, ndërsa tregon diçka drejt çatisë. Më pak se 30 sekonda më vonë, dëgjohet një zhurmë e madhe.

Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01