Top Channel/ Tragjedia në RMV, 7 ditë zie kombëtare, arrestohen disa zyrtarë
16/03/2025 20:06

Flamuri i Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë për 7 ditë radhazi në gjysmështizë për tragjedinë në klubin e natës në qytezën e Koçanit, që la pas 59 viktima dhe 155 të tjerë ndodhen në spital me plagë të rënda. Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski, tha se janë mbi 20 persona të dyshuar për zjarrin në diskotekë, ku deri më tani 15 janë arrestuar, mes të cilëve edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë. Mes të arrestuarve janë ish-sekretari i Ministrisë së Ekonomisë, një drejtues sektori në të njëjtën ministri, ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe tre punonjës të kësaj drejtorie. Gjithashtu, në pranga kanë rënë edhe disa organizatorë të ngjarjes në klubin e natës. Sipas ministrit të Brendshëm maqedonas, klubi i natës ku ndodhi tragjedia nuk kishte licencë për të ushtruar aktivitetin.

Top Channel/‘Nuk shitet Shqipëria’, çfarë ndodhi në ditën e 97 të protestës, protestuesit me mesazh…
04/09 23:08
Top Channel/ Zjarri në Himarë/ Forca dhe mjete nga Vlora, Finiqi, Delvina e Saranda në terren
04/09 23:07
Top Channel/ Fieri e Himara nën flakë, digjen disa shtëpi dhe rrezikohen mbi 40 të tjera
04/09 23:06
Top Channel/ Zjarri në Himarë merr përmasa të frikshme/ Digjet një banesë, rrezikohen 40 të tjera
04/09 23:03
Top Channel/ Zjarri pranë banesave dhe hoteleve ne Himarë, kërkohet evakuimi i banorëve
04/09 23:02
Top Channel/ Protesta në ditën e 97, paralajmërime për ditën e parë të parlamentit
04/09 22:16
Top News- Rëndohet situata e zjarreve në Himarë, digjet një banesë, rrezikohen dhe disa të tjera
04/09 22:12
Top Channel/ Ekskluzive! Shqiptari humb betejën në Angli, ja çfarë vendosi gjykata
04/09 22:11
Top News- “Të mos rrinë para Kryeministrisë”, kërkesa e prokurorisë për protestuesit
04/09 21:24
Top News- Zjarr në katin e pestë të një hoteli në Velipojë, evakuuohen familjarët
04/09 21:23
Top News- Flakët ‘përpijnë’ Fierin/ Panik e ankth tek banorët, zjarri rrethon Levanin
04/09 21:20
Top News- Zjarr edhe në Himarë, flakët po rrezikojnë banesat pranë lagjes ‘1 Maji’
04/09 21:19
Top Channel/Zjarri përfshin edhe Himarën, flakët pranë banesave, kërkohet ndihmë nga bashkitë fqinje
04/09 21:19
Top News- Përshkallëzohet zjarri në Levan/ Situata problematike, rrezikohen zonat pranë banesave
04/09 21:18
Top Channel/Zjarri në Levan vijon me intensitet të lartë, flakët përhapen drejt Frakullës
04/09 21:17
Top Channel/ Alarm në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel, evakuohen pushuesit
04/09 21:16
Top Channel/Alarm në Gjirokastër, zjarri në zonën pyjore avancon kërcënueshëm drejt fshatit Picar
04/09 21:11
Top News- Zjarret në Levan, Haki Çako: Prioritet zonat e banuara dhe njërëzit
04/09 20:12
Top Channel/ E moshuara shpërthen në lot teksa urdhërohet të evakuohet nga zona në flakë në Levan
04/09 20:10
Top Channel/ ‘Zjarri ka faktor vetëm njeriun’, Haki Çako flet nga Levani:Ka përmasa të mëdha, por…
04/09 20:09