Top Channel ka siguruar pamjet e aksidentit fatal, ku duket mjeti lundrues tip “Jet Car” i drejtuar nga i riu, i cili përplaset me skafin e Policisë Kufitare. Sipas të dhënave paraprake, mjeti i Policisë Kufitare ndodhej i stacionuar në det, rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare. Nga përplasja e fortë, mjeti lundrues u dëmtua rëndë dhe më pas u fundos.