Zi dhe pikëllim i thellë mbizotëron në të gjithë Greqinë për 57 personat që humbën jetën në mënyrë tragjike në aksidentin vdekjeprurës të përplasjes së trenave mbrëmjen e së martës në luginën e Tembit. Skenat tragjike tashmë janë zhvendosur në spitalin e Larisës ku familjarët e viktimave po marrin trupat e të dashurve të tyre në arkivole të mbyllura, ndërsa disa prej trupave të paidentifikuar mbahen në një kamion frigoriferik pasi morgu është i mbushur plot.