Një aksident i frikshëm ajror është regjistruar në Megara, një prej zonave të prekura nga zjarret në Greqi. Dy helikopterë zjarrfikës, në momentin kur po hidhnin ujë, janë përplasur me njëri-tjetrin. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe, shihet momenti i përplasjes në ajër të dy helikopterëve, ndërsa njëri prej tyre u përfshi nga flakët.