Top Channel/ Tragjedia në ajër, ekspertët zbulojnë shkaqet e rrëzimit të avionit
12/06/2025 19:50

Ekspertët e aviacionit theksojnë se shkak i tragjedisë në qytetin Ahmedabad të Indisë mund të ketë qenë pozicioni i krahëve të avionit gjatë ngritjes në ajër. Ekspertët analizuan për BBC videot e tmerrshme, që tregonin momentet e rënies së avionit, që la pas të paktën 290 viktima. “Shasia është ende e ulur, por krahët janë tërhequr. Kjo do të thotë që krahët ishin në një linjë me trupin e aeroplanit, gjë që është shumë e pazakontë kaq shpejt pas ngritjes. Shasia zakonisht tërhiqet brenda 10-15 sekondave dhe krahet më pas tërhiqen gjatë një periudhe prej 10-15 minutash”, u shpreh eksperti i aviacionit, Geoffrey Thomas. Ndërkohë, një pilot me eksperiencë, Saurabh Bhatnagar, tha se shkak i tragjedisë mund të jetë bërë dhe përplasja me një tufë zogjsh. “Në pamje të parë duket si një goditje e shumëfishtë shpendësh, cka i ka bërë të dy motorët të humbin fuqinë”, tha ai. Nga ana tjetër, i mbijetuari i tragjedisë, 40-vjeçari britaniko-indian Vishëash Kumar Ramesh, rrëfeu momentet e tmerrit të rrëzimit të avionit vetëm pak çaste pas ngritjes në ajër. “Tridhjetë sekonda pas ngritjes në ajër u dëgjua një zhurmë e fortë, pastaj avioni u përplas”, tha ai, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e qytetit Ahmedabad, vetëm pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia. Ai ishte ulur në vendin 11A, i cili në avionët Boeing 787 përkon me një vend pranë dritares, pothuajse në lartësinë e krahut të avionit.

Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59