Ka nisur në gjykatën e Durrësit seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj administratorit të plazhit në Vilë Bashtovë ku u mbytën 3 pjesëtarë të familjes Halilaj në fundjavë. Gjykata vleftësoi të ligjshëm arrestin dhe caktoi Arrest shtëpie për Pëllumb Nikën. Seanca, me kërkesë të mbrojtjes dhe të arrestuarit u zhvillua pa praninë e kamerave.