Policia ka reaguar sot duke e quajtur si të rremë lajmin për praninë e një autori të dytë me thikë në vrasjen tragjike të 14-vjeçarit Martin Cani. Pavarësisht komunikatave të Policisë së Shtetit, të cilat nuk janë lajme portalesh po informacion për publikun me përgjegjësi të plotë ligjore, një sërë burimesh të hapura u angazhuan fort dhe vazhdojnë të dezinformojnë opinionin publik lidhur me autorësinë e ngjarjes.