Top Channel/ Tragjedia me avionin, faji i pilotit?/ Detaje të tjera nga ngjarja në Indi
11/07/2025 22:55

Ka pasur zhvillime të reja në hetimin e rrëzimit tragjik të fluturimit Air India 171, që ndodhi më 12 qershor, pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit. Avioni i tipit “Boeing 777 Dreamliner”, me destinacion Londrën dhe me 242 persona në bord, pësoi një defekt të papritur vetëm pesë minuta pas ngritjes, duke sjellë pasoja fatale, pasi ra në një rezidencë studentësh duke shkaktuar edhe 30 viktima të tjera. Sipas raportimeve të para që citohen nga gazeta prestigjioze Ëall Street Journal, analizat fillestare tregojnë se nuk ka pasur një defekt teknik në aeroplani. Vëmendja e hetuesve është përqendruar tani në veprimet që kanë ndodhur brenda kabinës së pilotit, pasi rezulton se çelësat që kontrollojnë rrjedhën e karburantit në të dy motorët janë çaktivizuar. Sipas protokollit pilotët përdorin çelësa për të ndezur, fikur ose rindezur motorët në disa raste urgjente, dhe tani po hetohet nëse ata u çaktivizuan aksidentalisht apo qëllimisht atë ditë, dhe nëse është tentuar një rindezje e motorëve. Ende nuk është e qartë nëse ky veprim është bërë me qëllim apo ka qenë rezultat i ndonjë gabimi njerëzor. Burime pranë hetimit kanë bërë të ditur se ky çaktivizim çoi në një humbje të menjëhershme të shtytjes, çka shpjegon pse aeroplani humbi kontrollin menjëherë pas ngritjes. Një zyrtar i aviacionit civil indian, e ka cilësuar ngjarjen si “jashtëzakonisht të rrallë”, duke theksuar se “nuk ka ndodhur më parë që të dy motorët e një “Dreamliner” të ndalen njëkohësisht”. Ndërkohë, familjarët e viktimave dhe publiku kanë ngritur shqetësime mbi transparencën e munguar dhe ritmin e ngadaltë të hetimeve, sidomos në lidhje me analizën e të dhënave të nxjerra nga kutia e zezë.

Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
Top Channel/ Rusia e gatshme për paqe, deklarata e fortë e Putin: Nuk do të ketë më luftë nëse…
19/12 22:40
Top Channel/ E moshuara vdes para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle
19/12 21:43
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Venezuelës, Presidenti flet për bllokadën
19/12 18:17
Top Channel/Putin, fjalimi:Jo luftra të tjera po na trajtuat me respekt, Europa po kërkon një armik!
19/12 15:15
Top Channel/ SHBA i kthen presionin Kosovës e Serbisë për Marrëveshjen e Ohrit!
19/12 14:57
Top News – Lufta Ukrainë-Rusi arrin në Mesdhe, goditet çisterna 2000 km larg zonës së luftës
19/12 14:47
Top News – ‘Luftanija aliene’ drejt tokës / Astrofizikani i Harvardit ndez debatin dhe paralajmëron
19/12 14:47
Top News – Putin në maratonën e përvitshme / Asnjë kompromis për Ukrainën, paqja mbetet larg
19/12 14:30
Top News – I dorëzohet çeku 2.5 milionë dollarësh / Heroi i Australisë bën pyetjen e pabesueshme
19/12 14:19
Top News- Rusi i vetëm që i tha ‘Jo’ Putinit e është gjallë / Guxoi ta sfidojë për luftën në Ukrainë
19/12 14:16
Top News – Japonia, larg armëve bërthamore / Riafirmon premtimin ndërsa opinioni publik po ndryshon
19/12 14:12
Top News – Trupat ruse hyjnë në vendin e NATO-s / Kalojnë kufirin me Estoninë, provokimi më i fundit
19/12 14:10
Top News – ‘Tullacllëku, çështje mbijetese’ / Presidenti kërkon mbulim shëndetësor publik
19/12 13:32
Top Channel/ BBC: Si po mbulohen me turp ushtarët e Ukrainës që vdiqën në “mënyrën e gabuar”!
19/12 12:57
Top News – Trump mbyll Lotarinë amerikane / Pas të shtënave në universitet ku u vranë dy persona
19/12 12:15
Top Channel/ Dorëzohet TikTok: Pranon shitjen e aseteve në SHBA për të shmangur ndalimin!
19/12 12:02
Top Channel/ Mbyllet lotaria amerikane: Trump e pezullon prej të shtënave në Brown University!
19/12 12:01
DIGITALB DIGITALB