Top Channel/ Tragjedia me 11 të vdekur në Austri, mediat e huaja publikojnë foton e autorit
11/06/2025 22:26

Mediat austriake kanë publikuar fotot e 21-vjeçarit austriak, i cili vrau 10 persona (nëntë nxënës dhe një mësues) përpara se të kryente vetëvrasje gjatë sulmit të tij në një shkollë në Graz të Austrisë. Në njërën, ai shfaqet i vetëm, ndërsa në një tjetër mban një mace të vogël. Ndërkohë, autoritetet austriake po e hetojnë akoma sulmin nga 21-vjeçari, i cili jetonte me nënën e tij beqare, në Kalsdorf pranë Grazit. Babai i tij është armen. Sipas informacioneve nga Kronen, në shënimin e vetëvrasjes të gjetur në dhomën e tij, i riu dyshohet se përshkroi se kishte dështuar në mësime dhe po kërkonte të fajësonte dikë. Mediat e huaja raportojnë se ai kishte ngleur në të njëjtën klasë disa herë. Në një video lamtumire që ai e regjistroi në telefonin e tij celular dhe ia dërgoi nënës së tij pak para sulmit, ai i kërkon asaj ta falë “për atë që do të bëjë”. Ai gjithashtu falënderon nënën e tij për kujdesin që mori prej saj. Autoritetet, thonë se nëna e autorit të krimit e hapi videon 24 minuta pasi e mori atë, kur sulmi kishte ndodhur tashmë dhe djali i saj i kishte dhënë fund jetës. Ai la gjithashtu një letër ku akuzonte shkollën për bullizëm ndaj tij dhe u kërkonte atyre të kujdeseshin për macen e tij, me të cilën ai pozon në foton e publikuar nga mediat.

Top News – Qeni që drejtoi shtëpinë e bardhë ngordh, zi në familjen presidenciale
16/09 19:32
Top News – 40 mijë bomba njëtonëshe në Izrael / Trump ‘ndryshon mendje’, 2.8 miliardë USD armatime
16/09 17:31
Top News – Të ndalim garën e armatimit në hapësirë! Rusia paqebërëse, apel SHBA-së: Ka ende kohë
16/09 17:00
Top News – Avioni i Zelenskit në shënjestër / Rusia sulmoi Moldavinë, ‘për pak u godit nga një dron’
16/09 15:37
Top Channel/ Totali 81 vite burg: Gjykata “shfajësoi” UÇK-në: “Faji ishte individual”!
16/09 15:09
Top Channel/ Haga dënon katërshen e UCK-së: “Krime ndaj kundërshtarëve, vrasje e torture”!
16/09 15:01
Top News – Lufta në Iran, 38 miliardë dollarë / Kostoja në qiell, rritet me 3 mld USD çdo muaj
16/09 13:51
Top News – Shembet pallati, 12 viktima e 100 zhdukur / Tragjedi mes rrënojave në Gaza
16/09 13:51
Top News – Helikopteri rrëzohet mbi shtëpi / Flakë e tym mbi Los Angeles, të paktën 3 viktima
16/09 13:39
Top News – Vrasje të shënjestruara në SHBA e BE / Shërbimet ruse të inteligjencës kanë gati planet
16/09 13:36
Top News – Kanadaja ‘pranohet’ në BE / Von der Layen hap dyert: Anëtare e asociuar
16/09 13:34
Top News – Ed Sheeran braktistet nga kolegët. Artistët largohen nga turneu i tij, shkak Palestina
16/09 13:30
Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Hashim Thaçin, Specialja e dënon me 25 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56
Top News – Huthit, dronë drejt Mekës / Shkatërrohet para se të arrinte qytetin e shenjtë
16/09 11:53
Top News – SHBA vendos armë në hapësirë / Kina paralajmëron: Po nxit garën globale të armatimit
16/09 11:34
Top News – ‘Bota duhet të dridhet’/ Paralajmëron bosi i OpenAI: Frika është e justifikuar
16/09 11:33