30- vjeçarja Merushe Hazizi, kishte vetëm 10 ditë që jetonte në Vidhisht, në një banesë të re e cila kishte të njëjtin oborr me banesën ku jetonte vjehrri I saj Xhevahiri. Fqinjët tregojnë se ajo qëndronte e mbyllur nga frika dhe dilte nga banesa vetëm kur vinte I shoqi, Fatjoni. Edhe mesditën e së martës ajo ishte në dhomën e gjumit kur I vjehrri Xhevahiri hapi me dhunë derën dhe e vrau në koridorin e shtëpisë.