Banorët e Himarës kanë ndezur mbrëmjen e sotme qirinj në plazh, në vendin ku humbi jetën 7-vjecarja një vit më parë. Ngjarja tragjike e një viti më parë nuk është harruar nga banorët, të cilët edhe gjatë ditës së sotme kanë vendosur lule dhe një zemër ngjyrë deti për Jonada Avdian.