Në pesë muajt e parë të këtij, 56 jetë janë fikur para kohe – jo nga sëmundje, as nga aksidente, por nga një dhimbje e padukshme që shpesh kalon në heshtje. Vetëvrasjet po shtohen në ritme alarmante, duke ndjekur një trajektore tragjike që vitin e kaluar shënoi 112 raste në gjithë vendin. Pas çdo shifre fshihet një histori e pathënë, një britmë që nuk u dëgjua kurrë. Dhe pyetja që ngrihet është: a jemi duke bërë mjaft për t’i dëgjuar?