Një ditë pas aksidentit tragjik në Durrës, familjet e dy fëmijëve që humbën kanë hapur dyert e zisë. Dy të miturit, 9 dhe 12 vjeç, nxënës të shkollës “Demokracia”, janë përcjellë për në banesën e fundit, mes dhimbjes së madhe të familjarëve dhe komunitetit. Në familjet e viktimave kanë shkuar për ngushëllime edhe zyrtarë të lartë, mes tyre zëvendëskryeministrja Albana Koçiu dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.