Një tjetër dramë njerëzore po trondit familjet e viktimave të aksidentit ajror të Air India, ku rrëzimi i avionit shkaktoi vd*kjen e 241 pasagjerëve, përfshirë 52 shtetas britanikë. Tani, të paktën dy familje britanike kanë marrë trupa që nuk u përkasin të afërmve të tyre, ka denoncuar avokati James Healy-Pratt, i cili përfaqëson 20 familje angleze që humbën të dashurit e tyre në tragjedi.