Top Channel/ Tragjedia, deputeti shkeli rregullat! Prokuroria, 3 akuza për shpërthimin në Lushnjë
04/03/2024 23:08

Tre akuza ka ngritur prokuroria e Fierit për shpërthimin e ndodhur në Lushnjë, ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, përfshirë deputetin socialist Bujar Çela. Prokuroria ka referuar materialet në Gjykatë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë” atë të “Shkatërrimit të pronës nga pakujdesia” si dhe “ndërtimit të paligjshëm”. Nga hetimet e kryera deri më tani si dhe dëshmitë e mbledhura, hetuesit dyshojnë se shpërthimi u shkaktua nga një avari që mendohet se ndodhi gjatë procesit të punës që po kryente viktima Roland Hoxha gjatë prerjes së disa profileve prej hekuri. Si pasojë, njëra prej bombulave, e cila dyshohet të ketë qenë me përmbajtje gazi acetilen, shpërtheu duke shkaktuar humbjen e jetëve të Roland Hoxhës dhe djalit të tij, Elidonit si dhe shumë dëme materiale në banesa dhe biznese rreth zonës. Po nga hetimet u zbulua gjithashtu se në magazinën në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela, po kryheshin ndërtime pa leje. Sipas dëshmive dhe materialeve të grumbulluara rezultoi se Bashkia Lushnjë në muajin shtator 2023 I kishte miratuar një lejë ndërtimore për objekt një kat deputetit me afat 1 vjeçar. Por pas aktit të konstatimit, nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit rezultoi se leja ishte tejkaluar. Po ashtu në dëshmitë e dhëna, autoritet e bashkisë pohuan se nuk kishin dijeni për punimet që po kryheshin në magazinë kjo për faktin se dhe sistemi që nxjerr lejet në këtë institucion vendor prej disa kohësh nuk punon. Nga shpërthimi I ndodhur më datë 1 mars humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha, babë e birë, ndërsa u plagosën 7 të tjerë.

Top News – ‘Iku makiavelisti i Beogradit’. Veliaj mesazh për zgjedhjet në Serbi, reagon edhe Majko
26/10 13:07
Top News – Plagoset 19-vjeçari. Sherr me thika në Korçë, plas arma në Roskovec
26/10 13:07
Top Channel/ Protestuesit në gjyq, në gjykatën e Tiranës jepen vendimet për të arrestuarit për dhunë
26/10 12:50
Top Channel/ 10 arrestime pas protestës, Policia shpall në kërkim 20 persona, dy të tjerë nën hetim
26/10 12:50
Top Channel/ Më shumë ullinj në Vlorë këtë vit, prodhimi pritet të rritet me 20%, por…
26/10 12:31
Top Channel/ Ullishtet rrezikojnë braktisjen, fermerët e Fierit kërkojnë subvencione
26/10 12:29
Top Channel/ Ish ministri Ervin Hoxha “paqe” me deputetët e PD,bisedojnë pas incidentit në parlament
26/10 12:28
Top Channel/ Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për aeroportin
26/10 10:26
Top News- Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit
26/10 10:08
Top Channel/ Rrjedhje gazi nga një bombol, zjarrfikësit në Fier neutralizojnë situatën
26/10 09:55
Top News- Shmanget tragjedia në Fier, rrjedhje gazi në një apartament, ndërhyn në kohë zjarrfikësja
26/10 09:44
Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33