Top Channel/ Tragjedia, arrestohet ish-ministri/ Kreshnik Bekteshi mes të dyshuarve
17/03/2025 23:14

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është arrestuar dhe vendosur në paraburgim pasi dyshohet se Ministria që ai drejtonte ka lëshuar licencën e falsifikuar për funksionimin e lokalit të natës ku ndodhi tragjedia që i mori jetën 59 personave dhe shumë të tjerë u lënduan. Ai është në mesin e 23 të dyshuarve për tragjedinë në klubin e natës ku ndodhi ngjarja e rëndë. Nga ana tjetër, BDI dhe LSDM thonë se rasti nuk duhet të politizohet, por të hetohen të gjitha institucionet që mund të lidhen me rastin në fjalë. Gjatë ditës së hënë edhe kreu i komunës së Koçanit, Lupço Papazov dha dorëheqjen. Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ka deklaruar se për këtë ndodhi duhet të ketë përgjegjësi, duke shtuar se “asgjë s'është më e rëndësishme se jeta e një të riu”. “Lajmëruan të gjithë, jo vetëm fqinjët, por edhe vendet më të largëta. Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi, në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha Siljanovska-Davkova dhe theksoi se askush nuk duhet t’i ikë përgjegjësi dhe nuk duhet t’i shmanget ligjit dhe drejtësisë.

Top Channel/ Rama me Mickoskin në Qafë Thanë, në fokus inaugurimi i pikës kufitar me një ndalesë
22/11 10:33
Top Channel/ Pse rriten çmimet për Vitin e Ri? Ja si përgjigjen përfaqësuesit e supermarketeve në…
22/11 10:12
Top Channel/’Mund të arrijmë deri në 2000 artikuj’, inxhinierja tregon në Flasim se sa mund…
22/11 10:10
Top Channel/ ‘Fqinj i lumtur shpi e lumtur’, Rama përfaqësuesve të supermarketeve: Parajsa është…
22/11 09:56
Top Channel/ ‘Duket si top modele, por është inxhiniere’, Rama në ‘Flasim’: E sqarova që mos të…
22/11 09:53
Top Channel/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” në “Flasim”: 238 produkte për tu krahasuar…
22/11 09:48
Top Channel/ Gjashtë orë protestë në Tiranë. Incidente të vogla te Ministria e Arsimit
21/11 23:09
Top Channel/ Përpasje fatale në rrugën Fier-Seman, ndërron jetë i moshuari me biçikletë
21/11 23:03
Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë
21/11 17:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, tension nëpër rrugë
21/11 16:45
Top Channel/ Protestuesit nëpër rrugë krijojnë zhurmë me vuvuzela e flakë me mjete rrethanore
21/11 16:42
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:41
Top News – Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit
21/11 16:24