Top Channel/ Tragjedi shqiptare në Florida/ Tre djem të mitur humbin jetën nga zjarri
27/08/2026 14:23

Një tragjedi ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre djem të mitur humbën jetën pasi banesa e tyre dykatëshe u përfshi nga flakët. Katër persona të tjerë, dy të rritur dhe dy fëmijë, ndodhen në gjendje kritike. Të afërmit që mbërritën në vendngjarje konfirmuan se familja është me origjinë nga Shqipëria. Alarmi u dha rreth orës 05:15 të së mërkurës. Zjarrfikësit mbërritën brenda pak minutash dhe u përballën me flakë të fuqishme në katin e parë, ndërsa kati i dytë ishte mbuluar nga tymi i dendur. Një fqinj tregoi për televizionin lokal se banorët ndihmuan në shpëtimin e një foshnjeje dhe një të rrituri, të cilët u hodhën nga dritarja e katit të dytë dhe u kapën nga personat që ndodheshin poshtë. Kur mbërritën zjarrfikësit, dy të rritur dhe dy fëmijë kishin dalë nga banesa. Gjatë kërkimeve brenda ndërtesës, ekipet e shpëtimit gjetën pa jetë tre fëmijët, të gjithë djem. Moshat dhe identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike. Katër të mbijetuarit u dërguan me urgjencë në spital në gjendje kritike. Zjarri u vu nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa u shkatërrua plotësisht dhe dy njësi të tjera u dëmtuan. Kryqi i Kuq Amerikan po ndihmon shtatë të rritur dhe gjashtë fëmijë që mbetën pa strehë.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19