Të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga një zjarr masiv pyjor që ka pushtuar zonën e Los Gallardos, në provincën juglindore të Almerías, në Spanjë. 4 prej viktimave janë shtetas britanikë. Ata u gjetën të vdekur brenda automjetit të tyre ku kishin mbetur të bllokuar prej murit të flakëve që i rrethoi papritur.