Dy tërmete të fuqishme kanë goditur kryeqytetin e Venezuelës, Karakasin, brenda pak sekondash nga njëri-tjetri. Lëkundja e dytë, me magnitudë 7.5 ballë, konsiderohet një nga tërmetet më të forta që ka prekur vendin e Amerikës së Jugut në më shumë se një shekull.