Pak ditë pas denoncimit në polici nga Ergys Arazi se bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e tyre të mitur ishin zhdukur, është gjetur në ujërat e lumit Buna trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare. Sipas policisë dyshohet se ajo është vetëmbytur, ndërsa po ashtu thuhet se edhe nëna e saj dhe motra e vëllai më i vogël janë mbytur, por trupat e këtyre të fundit nuk janë gjetur ende.