Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më parë në plazhin e Tales. Dy vajza të mitura janë mbytur në det. Dyshohet se vajzat janë të moshave 11 dhe 9 vjeç dhe të pashoqëruara. Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton se trupat e pajetë të të miturave janë transportuar për në morgun e Lezhës. “Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.