Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal ka kaluar shifrën 500, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë përpjekjet për gjetjen e qindra personave që rezultojnë të zhdukur. Autoriteti nepalez për Menaxhimin e Fatkeqësive njoftoi se numri i të vdekurve ka shkuar në 538, ndërsa policia nepaleze raportoi një bilanc edhe më të lartë, prej 547 viktimash. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim për diferencën mes dy shifrave. Të dyja shifrat i referohen situatës deri në orën 15:00 me kohën lokale.