Një tjetër tragjedi me përmasa të rënda ka goditur Mesdheun Qendror. Sipas organizatës humanitare “Sea watch”, të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një anijeje që kishte nisur nga brigjet e Libisë, ndërsa vetëm një person ka arritur të mbijetojë. I mbijetuari i vetëm u shpëtua nga një anije peshkimi tuniziane, disa ditë pas zhdukjes së mjetit lundrues. Ai ka deklaruar se anija ishte nisur nga qyteti libian i Zuwarës (Zuvarës) dhe se në bord ndodheshin gjithsej 117 persona.