Top Channel/ Tragjedi në Maliq, zjarri i merr jetën nënës dhe djalit 14 vjeç, policia në vendngjarje
19/10/2025 14:31
Një ngjarje tragjike ndodhi në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një 40-vjeçareje dhe djalit të saj 14 vjeç. Gjithashtu, në spital u dërguan dhe fëmija tjetër i saj 6 vjeç, që gjithashtu mori plagë të rënda nga zjarri.