Bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë është rritur në 18 viktima, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura. Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave është edhe një shtetas i huaj. Të paktën 62 persona janë plagosur, ndërsa gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi rajonin e Kumamotos, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa zona. Ekipet e shpëtimit vijojnë punën në rrënoja, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej në ditët në vijim.