Një traget pasagjerësh i kompanisë Filo Shipping u përmbys në brigjet e Qipros, pak pas nisjes nga porti i Kyrenia (Girne), në pjesën veriore të ishullit. Sipas autoriteteve lokale, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën deri më tani, ndërsa 159 nga 270 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë shpëtuar deri më tani. Lajmi është bërë i ditur nga Murat Şenkul, kryetari i bashkisë së Kyrenias, nga ku ishte nisur trageti. Operacionet e kërkim-shpëtimit nisën menjëherë pas aksidentit dhe vazhdojnë ende, me pjesëmarrjen e një tjetër anijeje dhe një helikopteri.