Top Channel/ Tragjedi në Bruksel, 20 të vdekur nga zjarri në kantier! Disa të plagosur, 6 të zhdukur
14/07/2026 19:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bruksel, ku disa persona janë gjetur të pajetë brenda një ashensori në një ndërtesë që po rikonstruktohej pas një zjarri. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Prokurorit të Punës në Bruksel, ndërsa numri i saktë i viktimave nuk është bërë ende publik, por dyshohet për 20 viktima. Autoritetet bëjnë me dije se gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ata të jenë bllokuar në një ashensor të dytë, ku ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur ende të depërtojnë. “Zjarrfikësit arritën të krijojnë një hapje të vogël në një nga ashensorët dhe aty u gjetën disa viktima. Ende nuk e dimë sa persona ndodhen brenda. Është e mundur që të jenë gjashtë të zhdukurit, por nuk përjashtohet që të ketë edhe persona të tjerë në ashensorin e dytë ose në pjesë të tjera të ndërtesës”, deklaroi zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Punës në Bruksel. Sipas autoriteteve, zjarri shpërtheu pak para orës 08:00 sipas orës lokale në katin e dytë të ndërtesës, e cila ishte në proces rikonstruksioni. Edhe pse flakët fillestare u vunë shpejt nën kontroll, ato u përhapën në boshtin e ashensorit, duke shkaktuar një vatër të dytë zjarri, e cila më pas u neutralizua nga zjarrfikësit. Nga incidenti mbetën të plagosur edhe tre persona. Dy punëtorë me djegie u transportuan në Spitalin Ushtarak në Neder-over-Heembeek, ndërsa një zjarrfikës mori ndihmë mjekësore në vendngjarje pasi pësoi lodhje nga temperaturat e larta. Të gjithë punëtorët e tjerë u evakuuan nga kantieri dhe u dërguan në një zonë të sigurt, ku morën mbështetje psikologjike nga ekipet e Kryqit të Kuq. Autoritetet aktivizuan gjithashtu planin e emergjencës dhe protokollet për menaxhimin e krizave mjekësore dhe psikosociale. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve. Ndërtesa OXY, ku ndodhi tragjedia, ishte planifikuar të përfundonte si një kompleks me apartamente, restorante dhe një bar në tarracë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55