Top Channel/ Tragjedi gjatë pushimeve! 27-vjeçari shqiptar lufton për jetën, familja apel për ndihmë
26/06/2026 22:44

27-vjeçari shqiptar Ardi Balliu po lufton për jetën në një spital në Spanjë, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në shtyllën kurrizore gjatë një zhytjeje në det kur ishte me pushime. Ardi Balliu jetonte dhe punonte në Northampton të Mbretërisë së Bashkuar, por aksidenti gjatë pushimeve e dëmtoi. Ai u aksidentua në plazhin Caló des Moro, në ishullin e Majorkës, kur u hodh me kokë në ujë dhe nuk doli më në sipërfaqe. Miku që e shoqëronte kërkoi menjëherë ndihmë, ndërsa pushues të tjerë arritën ta nxirrnin nga deti dhe ta transportonin në breg, përpara se ai të dërgohej me helikopter mjekësor në spital. Sipas familjarëve, i riu ka pësuar një thyerje të rëndë në vertebrën C1 dhe në disa pjesë të tjera të shtyllës kurrizore. Ai ndodhet në terapi intensive, i lidhur me aparatura, pasi nuk është në gjendje të marrë frymë vetë. Mjekët kanë paralajmëruar se ka shumë gjasa që ai të mbetet i paralizuar përgjithmonë. Kushërira e tij, Ingrid Kaca, tha se gjendja e Ardit mbetet kritike dhe se ende nuk mund të kryhet ndërhyrja kirurgjikale, pasi mjekët po presin të vlerësojnë nëse ai do të jetë në gjendje të marrë frymë pa mbështetje me aparatura. Mirror shkruan se pas aksidentit, familjarë dhe miq kanë udhëtuar drejt Spanjës për të qenë pranë tij, ndërsa është hapur edhe një fushatë në platformën GoFundMe për të mbledhur fondet e nevojshme për ta dërguar të riun në Angli, për kurim. “Ai është një individ i mrekullueshëm dhe i dashur – një mik mbështetës dhe anëtar i familjes. Ardit i pëlqen të udhëtojë dhe të eksplorojë vende të ndryshme dhe i pëlqen të argëtohet. Ai është shpirti i festës, i pëlqen fitnesi i tij dhe është një person kaq i kujdesshëm dhe i sinqertë. Jemi shumë të shqetësuar dhe me zemër të thyer”, tha kushërira e tij.

Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43