Top Channel/ Trafikanti shqiptar “qesëndis” Londrën: E thjeshtë të ndalojnë hyrjet, po s`duan vetë!
25/08/2025 14:39

Një anëtar i një bande shqiptare që kalon kontrabandë emigrantë drejt Britanisë së Madhe rrëfeu për mediat atje se Londra zyrtare mund t`i ndalojë që nesër kalimet e paligjshme, por sipas tij, nuk do vetë që ta bëjë një gjë të tillë. Trafikanti, i cili pranoi të fliste vetëm nëse nuk zbulohej identiteti i tij, pohoi për Daily Express bindjen e vet se Partia Laburiste nuk i ndalon gomonet që kalojnë La Manshin, sepse mbërritjet e këtyre njerëzve forcojnë fuqinë punëtore në Angli. "Nuk besoj se Mbretërisë së Bashkuar i mungojnë mjetet për të ndaluar që kjo gjë të ndodhë”, tha shqiptari për Daily Express. Ai pretendon se do të ishte e lehtë që varkave e gomoneve t`u ndalohej largimi që në Francë, pasi sipas tij, në të gjithë vijën bregdetare franceze ka vetëm dy apo tre pika nisjeje, dhe mjetet lundruese ndjekin që të gjitha rrugë të njohura dhe të gjurmueshme. Trafikanti rrëfeu kishte fituar rreth 400,000 paund nga qindra njerëz të dëshpëruar duke i dërguar ata me gomone në këtë vend, përpara se të hiqte dorë nga ky aktivitet i rrezikshëm në fillim të këtij viti. Kontrabandisti i njerëzve i quajti nga ana tjetër “qesharake” protestat kundër emigrantëve përpara hoteleve britanike që strehojnë azilkërkues. “Shumica e atyre pasagjerëve janë thjesht 'të pashpresë', të gatshëm të rrezikojnë jetën në kërkim të një të ardhmjeje më të mirë. Nuk mendoj se një grua me një fëmijë të vogël mund të konsiderohet kriminele', shprehet ai, duke shtuar se nuk janë emigrantët problem kryesor i Britanisë së Madhe sot. Rreth 50,000 gomone kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar që kur Partia Laburiste mori frerët e pushtetit korrikun e vitit të kaluar. Ministria e Brendshme britanike njoftoi këtë muaj masa të ashpra kundër promovimeve në mediat sociale të kalimeve të paligjshme nga Franca në Angli.

Top Channel/ 14 arrestime në Elbasan, grupi kriminal ishte në ambientet e lokalit në Bradashesh
14/10 12:36
Top Channel/Olsian Çela: Kemi 20 praktika aktive ekstradimi me Mbretërinë e Bashkuar, kemi marrë…
14/10 12:26
Top Channel/ Olsian Çela te ‘Ligjet’: Në 2024 janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim dhe…
14/10 12:23
Top Channel/ Prokurori i përgjithshëm raporton tek ‘Ligjet’: 12 % procedime më shumë se një vit…
14/10 12:20
Top Channel/ “Paraburgimi është plot”, ministri i Drejtësisë: Burgu, të shikohet si mjeti i fundit
14/10 12:16
Top News- Braçe e Tabaku ‘bëhen’ bashkë / Kritika policisë dhe mbështetje për minatorët e Spaçit
14/10 11:30
Top Channel/ Hetimet proaktive, Lamallari: Përdorimi i IA ka mundësuar shpërndarjen e…
14/10 11:18
Top Channel/ Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
14/10 11:08
Top News- Protesta e minatorëve të Spaçit/ Jorida Tabaku-Të miratojmë ligjin për statusin e tyre
14/10 10:50
Top News- Memolla kërkon pafajësinë/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës kundërshton vendimin e GJKKO
14/10 10:41
Top News – Pas Gardës edhe Policia. Proda inspekton masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme
14/10 10:25
Top Channel/ Kom/ligjeve, Ministri i Drejtësisë: Mbrojtja e grave dhe krimet mjedisore fokusi ynë
14/10 10:20
Top News- Shpërndanin hashash në kryeqytet/ Në pranga dy shtetas, iu sekuestohen dhe armë të ftohta
14/10 10:12
Top News – Arrestohet Aldo Avdyli. Fshihej në zonën e Kopshtit Zoologjik në Tiranë
14/10 10:09
Top Channel/ Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, pamje nga operacioni i arrestimit të Aldo Avdylit
14/10 10:00
Top News- Ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari/ I përfshirë në atentatin ndaj Arjan Ndojit
14/10 09:51
Top Channel/ Akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit, ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari
14/10 09:13
Top News- Paqe për Gazën! Begaj përshëndet marrëveshjen- Pikë kthese
13/10 22:14
Top News- Trafik i rënduar në Tiranë, punimet në autostradën me Durrësin bllokojnë dhe Elbasanin
13/10 21:26
Top News- Radhë kilometrike makinash në aksin Tiranë-Elbasan, bllokohet rruga
13/10 19:50