Top Channel/ Trafik njerëzish, 158 arrestime/ Operacioni në 43 shtete zbuloi mbi 1 mijë viktima
11/07/2025 22:48

Një aksion i koordinuar ndërkombëtarisht ka rezultuar në arrestimin e më shumë se 150 personave dhe identifikimin e mbi 1,000 viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore. Operacioni përfshiu forca të rendit nga 43 shtete të ndryshme në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikën Jugore. Sipas Interpolit, rreth 15 mijë oficerë policie morën pjesë në këtë ndërhyrje gjashtëditore, e cila kishte për qëllim goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikimin e njerëzve, me fokus të veçantë tek viktimat e mitura, të shfrytëzuara për qëllime seksuale, punë të detyruar apo lypje. Pjesa më e madhe e viktimave të shfrytëzimit seksual janë gra, të cilat zakonisht rekrutohen nga vende të tjera dhe më pas dërgohen në ambiente si sallone masazhi, ku detyrohen të ushtrojnë prostitucion. Operacioni, i koduar “Zinxhiri Global”, ka çuar në 158 arrestime dhe ka identifikuar edhe 205 persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitetet kriminale. Në total, autoritetet raportuan se kanë zbuluar 1,194 viktima të mundshme. Ndërhyrja u udhëhoq nga autoritetet austriake dhe rumune, me fokus të veçantë në vendet evropiane, por arrestime janë kryer edhe në shtete si Tajlanda, Nigeria dhe Vietnami.

Top News – Avionët ‘përplasin’ krahët / Aeroporti i Mançesterit ndal fluturimet, frikë në pistë
15/08 14:27
Top News – Kush i shpiku salçiçet Bratwurst…! Landet gjermane në sherr, Bavaria kundër Turingisë
15/08 14:25
Top News – Erdogan ndëshkon opozitën / Arreston një tjetër kryebashkiak dhe 40 zyrtarë
15/08 12:30
Top News – Gjermania paralajmëron Izraelin: Ndalo ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor
15/08 12:30
Top News – Trump e Putin vendosin për Ukrainën / Momenti më i rrezikshëm i luftës për Zelenskin
15/08 12:22
Top News – Putin vjen në Amerikë…Me limuzinë të blinduar për takimin historik me Trumpin
15/08 12:21
Top News – E gjithë bota më frymën pezull / Takimi historik mes Trump dhe Putin, të gjitha detajet
15/08 12:19
Top News – ‘Mos u ngatërro me mua…!’ Trump paralajmëron Putinin para takimit në Alaskë
15/08 12:17
Top Channel/ Putin niset drejt Alaskës, ukrainasit i kap “ankthi”!
15/08 12:00
Top Channel/ Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi!
15/08 11:23
Top Channel/ Takimi me Putin, Trump i bindur: “Nuk do të bëjë lojëra me mua”!
15/08 10:55
Top Channel/ BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!
15/08 10:54
Top News – Ukraina bombardon qytetet ruse / Të lënduar në sulmet e natës, në flakë një rafineri
15/08 10:27
Top Channel/ Shpërthen sërish dhuna në Serbi, natë e rrezikshme në disa qytete
14/08 23:14
Top Channel/ Shifra dramatike! 500 mijë hektarë e shkrumbuar nga zjarret në Evropë
14/08 22:49
Top News – ‘Trump shpëtoi Kennedy-n’. Richard Grenell për ndryshimet në institucionin kulturor
14/08 22:30
Top Channel/ Trump: Putin, gati për marrëveshje! Orët e fundit para takimit: 25% mundësi për dështim
14/08 19:35
Top Channel/ “Variant korean” për paqen? Trump ia bën të qartë Zelenskit:Hiq dorë nga disa territore
14/08 17:19
Top Channel/ Melania Trump kërcënon të padisë Hunter Biden me 1 mld dollarë për akuzat ndaj Epstein
14/08 17:17
Top News – Kur Rusia i shiti SHBA-së Alaskën…‘Amerika ruse’, 7.2 mln dollarë për ndryshimin e hartës
14/08 15:42