Ylli Dedani i njohur si “Mbreti i Drogës” është dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge në Detroit, SHBA. 43-vjeçari u kap në tentativë për të trafikuar tonelata kokainë me anë të një nëndetëse me telekomandë. Provat në gjyq vërtetuan se Didani ishte udhëheqës i një organizate ndërkombëtare të trafikimit të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën. Didani dhe bashkëpunëtorë të tjerë të papaditur planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, përfshirë Distriktin Lindor të Miçiganit.