Këtë të diel të nxehtë korriku, qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm, i drejtohen bregdetit të Durrësit për të shijuar plazhin. Radhë të gjata trafiku janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku sikurse duket nga pamjet, mjetet qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.