Një fluks i shtuar automjetesh është evidentuar ditën e sotme në drejtimin Tunel–Elbasan, në një prej ditëve me lëvizje të dendura në rrugët e vendit për shkak të sezonit turistik dhe kthimit të emigrantëve pas pushimeve. Numri i automjeteve në qarkullim ka qenë i lartë, duke sjellë ngadalësim të lëvizjes në segmente të caktuara, ndërsa situata ka kërkuar vëmendje të shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Megjithatë, ndryshe nga informacionet për një bllokim të plotë të qarkullimit, segmenti Shijon–Bradashesh nuk është bllokuar në asnjë moment. Automjetet kanë vijuar të lëvizin, edhe pse fluksi i lartë ka sjellë ritëm më të ngadaltë të qarkullimit.