Sezoni turistik ka sjellë në Durrës jo vetëm mijëra pushues, por edhe trafikun e rënduar. Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë vështirësi në lëvizje, veçanërisht në disa prej akseve kryesore të qytetit dhe rrugët drejt plazheve. Kolonat dhe pritjet zgjasin sidomos në oraret e pikut, ndërsa trafiku i rënduar shoqërohet edhe me ndotje akustike e të ajrit, duke u kthyer në një shqetësim për të gjithë.