Top Channel/ Trafik droge e prostitucion, çmontohet banda në Itali, mes të arrestuarve 16 shqiptarë
13/09/2023 19:28

Një operacion i gjerë i policisë italiane kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe kundër shfrytëzimit të prostitucionit, i koordinuar nga policia e Milanos dhe e Brescias u finalizua këtë të mërkurë, duke çuar pas hekurave 24 persona, mes të cilëve 16 shqiptarë. Organizata kriminale kishte baza logjistike në provincën e Milanos dhe degë në të gjithë Italinë e Veriut, sidomos në Monza Brianza e Bergamo, por dhe në Kalabri e Zvicër. Sipas mediave gjithashtu organizata mbante lidhje të vazhdueshme edhe me Shqipërinë. Sipas hetimeve të arrestuarit kryeninin trafik droge në territorin italian dhe zviceran, trafik nga i cili qarkullonin miliona euro Hetimet, sipas mediave italiane nisën në prill 2020 nga një letërporosie ndërkombëtare pas arrestimit në flagrancë të një shtetasi italian në territorin zviceran me 6 kilogramë heroinë në makinën e tij. Gjithashtu hetimet arritën të zbulonin lidhjet mes dy organizatave kriminale ,në krye të të cilës ishin shqiptarë. Gjatë hetimeve u provuan një sërë episodesh të trafiku të drogës në provinca të ndryshme të Italisë Veriore, Bergamo, Monza dhe Brianza, Torino dhe Verona. Gjithsej janë sekuestruar 42 kg lëndë narkotike mes tyre heroinë, kokainë, hashash si dhe 40 kg përzierës, 2 pushkë dhe 13 mijë eurosh cash. Policia zbuloi edhe një apartament e një magazinë që përdoreshin si përpunimin e drogërave, si dhe disa apartamente dhe garazhe që shërbenin për ruajtjen e ngarkesave të drogës. Organizata menaxhonte në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një linjë të shfrytëzimit të prostitucionit të vajzave nga Lindja. Po kështu janë evidentuar dhe episode grabitje dhe zhvatjesh. Vajzat viheshin në dispozicion edhe në faqet e takimeve online dhe të prostituoheshin në banesat e menaxhuara për këtë qëllim nga vetë të dyshuarit. Pamjet: AFP

Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23
Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18
Top Channel/ Oqanet thyejnë rekordin e nxehtësise, OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë!
26/03 11:17
Top News – Pakistani ‘shpëtoi’ dy zyrtarë iranianë / Izraeli i hoqi nga ‘lista e zezë’
26/03 11:14
Top News – ‘Pse dreqin duhet ta bëj këtë…’ / Trump i tërbuar me Netanyahun, kundërshti për luftën
26/03 11:12
Top News – Dronë e shpërthime mbi portin mbi Danub / Ndizet lufta Rusi-Ukrainë, rafineria në flakë
26/03 11:11
Top News – Irani po shqyrton planin e SHBA-së / Por jo bisedime…deklarata kontradiktore nga palët
26/03 11:09
Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22