Debati për emërtimin e këngës labe ka rikthyer reagimet e studiuesve, dhe mbrojtësve të trashëgimisë kulturore. Njëzëri kundërshtojnë përdorimin e termit “isopolifoni” si emërtim të këngës labe. Ata kërkojnë që kjo trashëgimi të njihet dhe të prezantohet me emrin e saj tradicional, duke argumentuar se ky është identiteti i saj historik dhe kulturor.