Në qendrën historike të Durrësit, Torra Veneciane vijon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota. Kjo kullë e shekullit XV, pjesë e fortifikimit për mbrojtjen e portit, prej një viti është kthyer në një qendër interpretimi të trashëgimisë kulturore, ku vizitorët udhëtojnë në histori edhe falë teknologjisë së realitetit virtual.