Topi me të cilin Diego Armando Maradona shënoi dy nga golat më të famshëm në historinë e futbollit pritet të shitet për rreth 10 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara. Shtëpia “Heritage Auctions” në Teksas do ta nxjerrë atë në ankand nga 21 deri më 23 gusht, me një ofertë fillestare prej 2.5 milionë dollarësh.