Ditën e diel në Milot mund të shesësh dhe blesh kafshë të gjalla. Në tregun e gjësë së gjallë që nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar gjithashtu shiten edhe shpendë, tregtia e cilëve u ndalua në datën 25 mars, me qëllimin e vetëm që harta e infektimit të gripit të shpendëve të mos zgjerohet më tej.