Sinisha Sevo u cilësua si tradhëtar vetëm pse u siguroi emigrantëve një vend për të fjetur në hotelin e tij në Sombor – qytet në veriperëndim të Serbisë. Për këtë, ekstreministët e djathë e kërcënuan me vdekje në mediat sociale. Fotografia e tij dhe e pesë të tjerëve, plus të dhënat personale, u nxorën në posterët që shpërndau grupi Patrulla e Popullit, thote REL.