Mëngjesin e sotëm, avionët luftarakë turq fluturuan mbi dy ishuj grekë duke rikthyer hijen e tensioneve në Egje. Dy F16-ta të Ankarasë kanë shkelur hapësirën ajrore kombëtare dhe kanë fluturuar në orën 10:57 mbi Oinousses dhe Panagia, shkruajnë mediat vendase.