Top Channel/ Tmerr në Tiranë, qytetari i vë thikën në fyt policit
05/06/2026 19:51

Vetëm një ditë pas vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Enea Mekolli, në krye të detyrës, një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit u përball me një incident të rrezikshëm. Një efektiv i policisë u kërcënua me thikë, teksa ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit, në afërsi të Kthesës së Kamëz, ku 38-vjeçari Dorian Kaso i ka vënë thikën në fyt policit të rrugores, Loren Rama, dhe ka tentuar t’i marrë armën e shërbimit. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke neutralizuar dhe arrestuar autorin, si dhe kanë sekuestruar mjetin prerës, që ai kishte me vete. 38-vjeçari do të përballet me drejtësinë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Kujtojmë se mëngjesin e të enjtes, në një operacion për kapjen e të kërkuarit Violand Braçellari, në fshatin Lozhan të Korçës, u vra efektivi Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij, Edison Adri